Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar dje një takim me mërgatën në Paris të Francës.
Kryeministri Kurti tha se “pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, dhe falë kontributit të tyre, vendi ynë sot ka mbështetje të palëkundur gjithandej botës”
Ndërsa krenohet me diasporën tonë, Kryeministri ka ndarë edhe pamje nga pritja që i është bërë atje.
“I nderuar me mikpritjen e bashkatdhetarëve tanë në Paris. Diaspora jonë ka vënë shembullin e përkushtimit ndaj atdheut, jo vetëm në të kaluarën e të tashmen por edhe për të ardhmen. Pa kontributin e tyre, vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, dhe falë kontributin të tyre Kosova sot ka mbështetje të palëkundur gjithandej botës”, është shprehur kryeministri Kurti
Tutje, ai bën të ditur se “Gjatë këtij takimi të përzemërt në Paris, ndamë përparimet që ka bërë Kosova në ekonomi e siguri, drejtësi e shëndetësi e në plot fusha të tjera. Kosova nuk është vetëm aty ku është fizikisht, ajo jeton dhe zhvillohet kudo ku është diaspora e saj. Së bashku vazhdojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë”.