Gjashtë civilë jemenas janë plagosur si pasojë e sulmeve artilerike të forcave agresore të Arabisë Saudite ndaj rajonit kufitar Al-Raku në provincën Sa’de të Jemenit, transmeton Kosova Post.
Agjencia e lajmeve Sebe’a njoftoi se një burim i sigurisë së Jemenit sot ka thënë se nga sulmet artilerike të forcave ushtarake të Arabisë Saudite ndaj rajonit kufitar Al-Raku në periferi të qytetit Manbe në provincën Sa’de të Jemenit, janë plagosur të paktën gjashtë civilë.
Ky burim i sigurisë ka theksuar se armiku saudit gjithashtu ka sulmuar me raketa rajonet e ndryshme të qytetit Ghafer në rrethinën Al-Xhahir në provincën Sa’de në veri të Jemenit.