Sot pritet të mbahet një takim, ndërmjet zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe kolegjiumin e drejtorëve komunalë të arsimit, ndërsa temë qendrore pritet të jetë fillimi i vitit të ri shkollor, transmeton Kosova Post.
Në takim pritet të shqyrtohen edhe skenarët e mundshëm të këtij fillimi.
Sipas Telegrafit, Kryetari i AAK-së, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar se takimi do të fillojë nga ora 10:00.
“Sot në ora 10.00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenarit për fillim të vitit të ri shkollor”, tha Ibrahimi.