Bashkë me kollën dhe temperaturën, humbja e shijes dhe nuhatjes është një nga karakteristikat e Covid-19.
Në shumicën e rasteve, problemi kalon vetë brenda disa javësh. Por, ka edhe nga ata persona që nuk shijojnë dhe nuhasin për një kohë të gjatë, sipas një studimi suedez.
Kërkuesit shkencorë të Institutit Karolinska, në Stokholm, testuan 100 persona që e kishin humbur shijen e nuhatjen në mars të vitit 2020, dhe vunë re se 18 muaj më pas, 5 prej tyre ende nuk nuhasnin dhe nuk shijonin asgjë.
Humbja e nuhatjes dhe shijes janë të zakonshme te njerëzit që vuajnë nga viruset respiratore, si ftohja apo gripi. Kjo sepse enjtja e fytit dhe hundës shkakton probleme te receptorët e nuhatjes dhe shijimit. Por, ka raste që virusi dëmton edhe nervat në kanalin e hundës, duke ulur shumë ndjeshmërinë edhe pasi virusi largohet nga organizmi./Express