Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse vlera e koeficientit është nën 130 euro. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.
Ai ka adresuar një varg kritikash në adresë të Qeverisë për moszbulim të vlerës së koeficientit.
Sipas tij, kjo i ka lënë në ankth mijëra shërbyes civil.
‘Ajo që ne e kemi parë deri më tani, është që Qeveria nuk po dëshiron me tregua të vërtetën dhe i ka lënë në ankth afër 80 mijë shërbyes civil dhe është e pakuptimtë të miratohet ligji në Kuvend pa koeficient dhe të nënshkruhet nga presidentja dhe të mos e dimë vlerën e koeficientit”.