Deputeti Haki Abazi, ka deklaruar se veriu i Kosovës po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë me shantazh.
I ftuar në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “fitoren” e veriut pas zgjedhjeve të së dielës në katër komunat në veri, ka thënë se popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim.
“Ajo që është më e rëndësishme sipas meje është që nuk ka pasur realisht asnjë mundësi që të ndodhë ndryshe. Është e ditur që veriu është një pjesë e Kosovës që po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë. Popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim dhe mendoj që është fatmirësi që nuk ka ndodhur të përsëritet skenari kur u vra polici Enver Zymberi”, ka thënë Abazi.
Megjithatë, sipas tij, rezultatet nga ky proces i zgjedhjeve ka qenë i ditur.


























