Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas djegies të disa veturave me targa RKS, në veri të vendit, pesë sosh në dy ditët e fundit.
Abbott ka thënë se djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme.
Ai ka kërkuar që të ketë hetime të shpejta për këto akte dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë akterët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe paqen. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, ka shkruar Abbott.