Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas mbledhjes së partisë së tij ku janë zgjedhur nënkryetarët e rinj.
Ai ka konfirmuar emrat e nënkryetarëve të rinj, teksa jashtë kanë mbetur persona si Agim Veliu e Haki Rugova.
“Sot kemi zgjedhur kryesinë me përbërje 33 anëtarëshe. Kemi zgjedhur nënkryetarët :Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Shqipe Mjekiqi. Sekretari: Imri Ahmeti”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë po ashtu se shef i Grupit Parlamentar do jetë Arben Gashi teksa Kujtim Shala nënkryetar i Kuvendit.
Ai ka thënë se në këtë takim është folur edhe situata e fundit politike teksa tha se ka marrë mbështetje që diskutimet për postin e presidentit të bëhen vetëm me Vjosa Osmanin.
“Në këtë takim është diskutuar edhe situata e fundit politike dhe procesin e formimit të institucioneve të Kosovës. Kryesia ka mbështetur që LDK të vazhdojë diskutimet dhe bisedat vetëm me zonjën Osmani si kandidate për presidente. Besoj që gjatë javës zonja Osmani të caktojë datën e takimit dhe datën e takimit”, tha ai.
“LDK do të vazhdojë të jetë opozitë e fuqishme me argument dhe pjesë përbërese e institucioneve aty ku kërkohet”, shtoi Veliu.ln