Për aksidentin tragjik në Bullgari, ka reaguar edhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili në emër të partisë ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku njoftoi se në emër të LDK-së, I ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Postimi i plotë:
Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot.
Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë.
Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.