Rikëndellja nga kjo gjendje vazhdoi përgjatë tërë vitit që po lëmë mbrapa dhe po vazhdon edhe në vitin që po hymë.
Pavarësisht kësaj situate, ajo se çfarë rëndoi edhe më shumë gjendjen ishte situata politike që mori një kahje tjetër për vendin tonë.
Do të duhej që në këto periudha të gjithë shtetet të jemi bashkë e ta luftojmë këtë pandemik, por kjo nuk ndodhi as edhe me shtetin “vëllazëror” siç e themi në publikë, kjo sepse marrëdhëniet në vitin 2020 me shtetin e Shqipërisë vetëm se u ftohën me vendi tonë.
E gjitha filloi me idenë e “Minishengenit” ide kjo e cila ishte në dëm të shtetit të Kosovës dhe nuk do të sjellte asnjë të mirë politike, e që u pranua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Për të mos mjaftuar me kaq deklaratat që vazhdimisht janë bërë drejtë liderëve të dy shteteve bëri që të mos ndryshoj kjo “ftohtësi”, por të vazhdojë vetëm të rritet më shumë.
Edhe pse vizitat nuk u ndalen mes liderëve, kjo nuk përafroi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai i cili nuk kurseu fjalët e tij për liderët tanë të vendit, ai filloi me Osmanin për të përfunduar me Kurtin.
Rama ka kritikuar ashpër presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit e cila muaj më par ka vizituar Tiranën, Osmani u prit ftohtë nga kryeministri, duke mos vendosur të marrë pjesë as edhe në Kuvendin ku Osmani mbajti fjalimin e saj.
Më pas Rama para mediave ka thënë se lufta e Kosovës nuk përfundon me Vjosa Osmanin presidente, e as Albin Kurtin kryeministër.
Këto ishin dy deklaratat të cilat veçuan vitin që po lëmë pas, mirëpo që ajo e cila vulosi që marrëdhëniet mes dy vendeve janë “pick” është edhe dorëheqja e Besa Shahinit nga pozita si ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë dhe Gent Cakaj nga pozita e ministrit në detyrë të Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Besa Shahinit e cila dha dorëheqje nga posti i saj si ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, kishte thënë se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.
Shahini kishte deklaruar se për këtë vendim e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama dhe se arsye për këtë kishte thënë të jetë largimi nga Shqipëria, për t’ju bashkuar familjes së saj në Kosovë.
Për të mos mjaftuar vetëm me një dorëheqje, i radhës ishte Gent Cakaj, i cili poashtu dha dorëheqje gjatë vitit 2020.
Edhe pse Cakaj nuk deklaroi se cila ishte arsye e dorëheqjes së tij, mund të marrim me mend që zgjedhjet janë shumë afër të ndodhin edhe në Shqipëri, gjë që ka mund të ndikojë në dorëheqjen e Cakajt.
Shahu: Shqipëria të pranojë Kosovën me liderët e saj në vitin e
Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka biseduar me “Bota sot”, në lidhje me ngjarjet që kanë karakterizuar shtetin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Shahu përmendi që qytetarët e të dy vendeve janë të bashkuar me njëri-tjetrin por që u rigjetën kur Berisha ndërtoi tunelin “Udha e Kombit”, edhe pse sipas Shahut këtë iniciativë nuk e përkrahi Rama ajo përsëri u ndërtua.
Më tej, analisti kritikon Ramën duke u shprehur që po kërkon të fus Kosovën në sqetull të Shqipërisë duke mos e pranuar që shtetin ynë ka liderët e saj.
“Shqiptarët janë të bashkuar mes tyre dhe që nga koha e luftës dhe krizës 1998-1999 që mund të themi se ra ky mort e u pamë, shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë u rigjeten, u rinjohën, u ripanë dhe janë bashkë secili në shtëpi të vet. Pas dëbimit e kthimit ajo që i bëri të bashkuar shqiptarët është Udha e Kombit. Udha e Kombit të cilën për hir të së vërtetës e ndërtoi Sali Berisha me iniciativë personale në kundërshtim me Edi Ramën e shumë të tjerë që e donin të vogël udhën e bashkimit të madhë. Edi Rama kryeministër dëshiron ta fus nën sqetull Kosovën dhe dëshiron ai të flasë për Kosovën duke anashkaluar me dashje se Kosova ka liderët e vet, politikanët e vet, drejtuesit e vet. Politikanë karrierist nga Prishtina vijnë dhe shkruajnë në akull në Tiranë, vijnë për të fituar poena në Tiranë”, u shpreh Shahu.
Më tej, analisti thotë që përveç “Udha e Kombit”, të dy vendet nuk arritën të krijojnë diçka tjetër kombëtare, siç mund të jetë një gazetë kombëtare mirëpo që sipas tij rreziku për vitin e ardhshëm është që segmentet enveriste të Shqipërisë të ndikojnë në politikën e në zgjedhjet politike në Kosovë.
“Por ajo që nuk ka ndodhë e nuk po ndodhë dhe që mund të ketë bërë regres është moskomunikimi kulturor. Për faj të politikës ne nuk arritëm ende të ndajmë një çmim kombëtar për letërsinë, për muzikën, për artin e për çdo gjë që është kombëtare. Ne ende nuk kemi një gazetë kombëtare që del në të dyja vendet se nuk e lejojnë. Politikanët bëjnë bla, bla në ekrane dhe dërdellisin fjalë bashkimi e sharje kundrejt njëri-tjetrit por këto sharje e qortime bëhen ëe sponsorizuara që autorët e tyre të jenë në media e të jenë në vëmendje. Rreziku i tanishëm është që segmentet enveriste të Shqipërisë të ndikojnë në politikën e në zgjedhjet politike në Kosovë”, përfundoi Shahu për “Bota sot”.
Bytyçi: Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë krah njëra-tjetrës në vitin që po hymë
Profesori univeristar nga Shqipëria, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”, ka folur në lidhje me ngjarjet që e kanë karakterizuar vitin 2020 për Kosovën dhe Shqipërinë.
Profesori u shpreh që edhe pse të dy vendet janë shtete të pavarura ato i bashkon, kombi, gjuha dhe tradita e tyre dhe se bashkimi kombëtar është diskutuar shumë herë që mund të ndodhë mirëpo që kjo mund të vendoset nëse bisedohet me ekspertë të historisë, politikës e dplomacisë por që ne kemi humbur shumë territore në të kaluarën dhe nuk duhet të humbasim për ngutisë ose për hiret lavdëruese të liderëve tanë politikë edhe territore të tjera.
“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete, por një komb, me gjuhë, zakone, tradita dhe histori të përbashkët deri në vitin 1913. Pas këtij viti, të dy vendet udhëtojnë nga pikëpamja historike në gjurmët e tyre të veçanta. Por gjuha, kultura, tradita mbeti e njëjtë. Madje dashuria dhe dëshira për t’u bashkuar në një shtet kombëtar u forcua gjithnjë e më shumë, derisa Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur. Edhe në ditët e sotme dëshira për bashkim shprehet në shumicën e popullsisë shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë. A është në interesin tonë bashkimi klasik kombëtar, për të krijuar një shtet të vetëm, kjo duhet parë dhe vlerësuar nga poltikanë e politolokët, nga eskpertët e historisë, politikës, diplomacsë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ata të ekonomisë e financave etj. Për mua në këto momente të flasësh për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, apo anasjelltas, është e dëmshme dhe e rrezikshme për shkak se në kushtet e sotme një akt i tillë do të çonte në humbjen e territoreve tona. Ne kemi humbur shumë territore në të kaluarën dhe nuk duhet të humbasim për ngutisë ose për hiret lavdëruese të liderëve tanë politikë edhe territore të tjera”, u shpreh Bytyçi.
Tutje Bytyçi nuk lë pa përmend as edhe iniciativën që Vuçiq-Rama-Thaçi kanë marrë për ta ndarë Kosovën e më pas bashkimin e saj me Shqipërinë. SIpas profesorit ne duhet si komb të veprojmë dhe të jemi së bashku në çdo sferë që fillojmë, vetëm kështu ne mund të krijojmë një kombë të përbashkët.
Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për qeveri dhe liderë politikë që kudo shkojnë bashkëpunojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin dhe se miqësitë me Serbinë e presidentin serb të kryeministrit tonë, iniciativat e tyre të përbashkëta për ndarje territoresh ose për minishengen etj, vetëm e ndajnë Kosovën dhe Shqipërinë, theksoi më tej Bytyçi.
“Iniciativa Vuçiç-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës e më pas bashkimin e saj me Shqipërinë na e jep këtë mësim të madh. Por si mund të bashkohet Kosova me Shqipërinë? Ajo mund të bashkohet duke heq barrierat kufitare e doganore, duke korrektuar politikat tatimore, fiskale dhe doganore, për t’i njëjtësuar me ato të Kosovës, duke lejuar qarkullimin e lirë jo vetëm të njerëzve, por edhe të mallrave, duke ngrit një sistem ligjor për investimet dhe biznesin të njëjtë si për qytetarët e Kosovës edhe ata të Shqipërisë, duke ndërtuar një skemë punësimi pa asnjë pengesë në të dy anët e kufirit, duke heq kuotat dhe pallavrat e tjera për sutudime universitare e pas-universitare në të dy vendet, duke shkëmbyer informacion të dyanshëm shtetëror, shkencor, etj pa asnjë paragjykim dhe pengesë. Janë shumë fusha, në të cilat ne kemi mundësi të operojmë si një komb me politika të përbashkëta. E tillë është edhe diplomacia, por jo duke bashkuar konsullatat e ambasadat, por duke vepruar politikisht dhe diplomatikisht në të njëjtën mënyrë e në ndihmë të njëjta tjetrës. Mbi të gjitha Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për qeveri dhe liderë politikë që kudo shkojnë bashkëpunojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre 5-6 viteve të fundit, kur kryeministri I Shqipërisë ka reaguar kundër kryeministrit të Kosovës në samite ndërkombëtare, kur ky kryeministri ynë ka çuar në gjykatë homologun e tij të Kosovës dhe të gjithë përçarjen e tij në Kosovë e ka realizuar në emër të interesave të Serbisë, kjo nuk është rruga e bashkimit tonë kombëtar. Trari i taksës së Kalimashit, nuk e favorizon, por e denigron aspiratën e shqiptarëve për të qenë bashkë. Miqësitë me Serbinë dhe presidentin serb të kryeministrit tonë, iniciativat e tyre të përbashkëta për ndarje territoresh ose për minishengen etj, vetëm e ndajnë Kosovën dhe Shqipërinë, ndërkohë që bashkojnë Shqipërinë me Serbinë si protektorat të saj ekonomik. Janë aq shumë akte ndarjesh e përçarjesh që kanë ndodhur gjatë këtij viti midis Shqipërisë dhe Kosovës, sa nuk mund të numërohen, sepse ndodhin çdo ditë. Edhe kronistët më të aftë nuk do të kishin mundur t’i mbanin shënim”, u shpreh Bytyçi.
Më tej, profesori thotë që vitin që po mbyllet ishte një vit i përçarjes së madhe për ta ndarë Kosovën me idenë “Minishengenit”, por të shpresojmë që vitin që vie të igjej Kosovën dhe Shqipërinë krah njëra-tjetrës.
“Viti që po mbyllet nuk ishte vetëm viti i deklaratave kundër njëra-tjetrës të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe viti i përçarjes së madhe me tentativën për ndarjen e Kosovës, minishengenin serb etj. Urojmë dhe shpresojmë shumë se pranvera e vitit 2021 do të sjellë ndryshimin në Kosovë e njëkohësisht në Shqipëri, me qëllim që të fillojë një erë e re në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ka vetëm një princip për t’i zhvilluar këto marrëdhënie: Të dy vendet të jenë në krah të njëra-tjetrës në politikë, në diplomaci dhe në të gjitha veprimtaritë mbarëkombëtare e ndërkombëtare, si dhe përpjekje maksimale për forcimin e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, si për ruajtjen e tërësisë territoriale të saj”, përfundoi Bytyçi