Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin të dhënat e fundit lidhur me procesin e aplikimit.
Elezi tha se deri në mesditën e së shtunës KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim të 27 subjekteve politike.
“Deri në mesditën e ditës së shtunë, KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 27 subjekte politike, prej të cilave 5 parti politike, 9 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 13 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 182 kandidatë për Kuvende Komunale”, tha Elezi.
Elezi bëri të ditur se afati i fundit i subjekteve politike për të aplikuar është dita e hënë, 16 gusht, deri në orën 16:00.
Po sipas tij, çdo aplikim me vonesë nuk do të rekomandohet për certifikim.
“Subjektet politike kanë kohë që deri të hënën, më 16 gusht, në orën 16:00, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me emrat e kandidatëve, në të kundërtën çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet si aplikim i pasafatshëm, çka do të thotë se nuk do të rekomandohet për certifikim”, tha Elezi.
Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim, deri të shtunën në orën 13:00:
PARTITË POLITIKE
- Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
- Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
- Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;
- Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;
- Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;
INICIATIVAT QYTETARE
- Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
- Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
- Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
- Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
- Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
- Iniciativa Qytetare për Skenderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
- Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;
- Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
- Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;
KANDIDATËT E PAVARUR
- Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
- Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
- Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
- Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
- Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
- Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
- Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;
- Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;
- Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;
- Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skenderaj;
- Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Kuvend Komunal në Prizren;
- Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;
- Duško Maksimović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor./Telegraf/