Një avion me 25 tonë ushqim, ndihma humanitare dhe pajisje mjekësore, është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, transmeton Kosova Post.
Avioni i tretë me ushqim dhe barna nga Katari ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, shkruan AA.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, një avion me 25 tonë ushqim, ndihma humanitare dhe pajisje mjekësore, është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai.
Në lajm u theksua se ndihma që deri më sot ka mbërritur në Afganistan ka arritur në 68 tonë.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai kaloi nën kontroll të talibanëve pasi më 31 gusht SHBA-ja tërhoqi ushtarët e saj të fundit.
Më 1 shtator, një avion i Qatar Airways, pasi talibanët e morën kontrollën e aeroportit, solli ekipin teknik në Kabul për të bërë kryer inspektime për rihapjen e aeroportit. Më pas më 4 dhe 6 shtator, dy avionë nga Katari me ndihma humanitare dhe barna arritën në Kabul.
Talibanët bisedojnë me Turqinë dhe Katarin për rifunksionimin e aeroportit, porta që lidh Afganistanin me botën.
Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-ja, vendet e Evropës dhe Kombet e Bashkuara, kërkojnë që aeroporti i Kabulit të aktivizohet sa më shpejtë.