Sergio Aguero ka njoftuar për ndarjen e këpucëve në gozhdë, pasi nuk është më në gjendje të luaj futboll shkaku i telasheve me zemrën, transmeton KosovaPost.
Sulmuesi argjentinas përjetoi vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim në gjoks në një ndeshje të Barçës kundër Alavesit më 30 tetor.
Klubi theksoi pak ditë pas asaj ndeshje se Aguero do të mungonte tre muaj, për ta mjekuar problemin në zemër.
Testet mjekësore gjetën se 33-vjeçari ka çrregullime në të rrahurat e zemrës.
Aguero iu bashkua Barcelonës në verë si lojtar i lirë, pasi u largua nga Manchester City, me të cilin i kishte mbaruar marrëveshja në qershor.
“Kam vendosur të ndaloj së luajturi futboll profesionist. Ky është një moment shumë i vështirë për mua. E kam marrë vendimin për shkak të shëndetit tim.”, tha ai pas njoftimit se do të tërhiqet nga futbolli profesionist.
Vlen të theksohet se ai i bëri vetëm pesë paraqitje për katalonasit në të gjitha garat, duke e shënuar një gol.