Portieri i Burkina Faso, Herve Koffi ka bërë bujë nëpër gjithë botën me festën e tij pas kualifikimit në çerekfinale.
Burkina Faso preki fazën çerekfinale në Kupën e Afrikës, pas ekzekutimit të penalltive, në ndeshjen kundër Gabonit.
Penalltitë ishin një thriller i vërtetë, ku plot gjashtë penallti ishin gjuajtur huq, dhe 13 ishin shënuar, përcjell lajmi.net.
E fundit penallti u shënua nga Ismahila Ouedraogo, i cili nxiti portierin Koffi që të bënte një festë të çmendur.
Kjo festë e tij bëri që ai të bënte xhiro nëpër gjithë botën. Shikoni më poshtë videon e momentit kur feston portieri i Burkina Faso.