Sot në ora 14:00, ka ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” ku tre persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident janë të përfshirë tre automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin” – tha Hoxha.