Në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, ka ndodhur dje një aksident ku një veturë ka goditur një këmbësor.
I lënduari është dërguar për tretman në QKUK ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Rr. Nacionale Prishtinë-Mitrovicë 26.01.2021 – 16:55. Ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture me targa vendore dhe një këmbësori mashkull kosovar. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ku ngasësi humb kontrollin mbi veturë dhe godet këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë, pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK ku dhe vazhdon të kurohet. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt” thuhet në raporton 24 orësh të Policisë.