Një aksident zingjiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Ka konfirmuar zëdhënësja e policisë e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit sipas Ahmetit janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete 2 prej tyre në lëvizje ndërsa 4 të parkuara, rtv21. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal”, tha Ahmeti.


























