Mëngjesin e sotëm policia italiane ndërmori një aksion dhe i dha goditje të fuqishme mafias së Palermos, duke arrestuar 85 persona të akuzuar për vepra të ndryshme kriminale, raporton agjencia Ansa, transmeton Kosova Post.
Aksioni i sotëm i policisë ishte rezultat i një hetimi dy-vjeçar të kryer në disa qytete italiane, nga Palermo në Romë, ku u arrestuan personat që akuzohen për prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, korrupsionin, ryshfetin, shantazhin dhe shitjen e armëve.
Midis të arrestuarve është Giuseppe Vitale, ish-kreu i familjes mafioze “Fardaca”, i cili bashkëpunoi me policinë gjatë aksionit të arrestimit të mëhershëm, kurse dy vitet e fundit nga një vend i fshehtë, në bashkëpunim me një familje nga Siçilia, udhëhoqi prokurimin dhe shpërndarjen e drogës nga një vend i fshehtë.
Një roje burgu u arrestua gjithashtu për korrupsion, i dyshuar se ishte korrier dhe ai mundësonte lidhje midis mafiozëve që ishin në burg me ata që ishin jashtë.
Hetimi gjithashtu nxori në pah se disa politikanë vendas ishin gjithashtu të lidhur me mafien dhe vitin e kaluar këshilli bashkiak u shpërbë, sepse disa anëtarë ishin të përfshirë në punët mafioze./Kosova Post/