Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi kontrollit të policisë në Leposaviq ku hasin në dhjetëra uniforma të policisë serbe e asaj të Kosovës, përcjell Kosova Post.
Ministri Sveçla, duke folur për aksionin tha se mekanizimi terrorist i Serbisë në veri të Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë.
Ndërkohë bën të ditur ministri Sveçla se aksioni në fshatin Isev i Poshtëm u krye pas marrjes së informatave inteligjente.
“Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”, tha ministri.
Tutje u shpreh ministri Sveçla se tentativat e Serbisë për destabilizim opo parandalohen falë vigjilencës dhe punës së institucioneve të sigurisë.
“Falë vigjilencës dhe punës së pakursyer të të gjitha institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës kjo tentativë e Serbisë për destabilizim të vendit suksesshëm po parandalohet dhe luftohet. Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë”, është shprehur ministri Sveçla.