Premier Liga e Anglisë e kufizoi aktin e gjunjëzimit para ndeshjeve, që zbatohet si shenjë proteste kundër racizmit, transmeton KosovaPost.
Për të mbështetur lëvizjen “Black Lives Matter”, akti i gjunjëzimit i kryer para ndeshjeve të luajtura në ligë që nga qershori i vitit 2020 me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë futbollistëve do të zbatohet në mënyrë të kufizuar në ndeshjet e këtij sezoni.
Në njoftimin nga Premier Liga thuhet se vendimi i përbashkët është marrë pas bisedimeve me kapitenët e klubeve dhe se akti është planifikuar të jetë më efektiv pasi do të realizohet në ndeshje të rëndësishme.
Akti i gjunjëzimit do të zhvillohet këtë sezon gjatë Kupës FA, finaleve të Kupës së Ligës Angleze, ndeshjeve të javës së parë dhe të fundit të ligës dhe gjatë fushatës kundër racizmit./AA