Të hënën, Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut, Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Rrjeti i Pajtimit të KOMRA-s, me një sërë ngjarjesh do ta shënojnë përvjetorin e gjenocidit të kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton KosovaPost.
Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut dhe Fondi për të Drejtat Humanitare KOMRA do të organizojnë të hënën në Beograd me një sërë ngjarjesh përvjetorin e gjenocidit të kryer në Srebrenicë, transmeton Kosova Post.
Në qendrën e OJQ-ve në orën 11:00 do të mbahet debati “Njohja e gjenocidit dhe shënimi zyrtar i 11 korrikut si zotim paqeje”, ku do të flasin Natasha Kandiq, Sead Spahoviq, Sofija Todoroviq, Sllobodan Ružić dhe Isidora Stakiq.
Para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë në orën 19:30 do të mbahet prezantimi i veprës artistike digjitale “Jeta është ajo që ëndërrojnë të vdekurit” nga Mia David.
Shpallni një ditë përkujtimi për viktimat e gjenocidit!
Kjo është zgjidhja konceptuale fituese e konkursit artistik “Askujt mos i ndodhtë më”, i cili u organizua vitin e kaluar nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Forumi ZFD dhe Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës (NDNV).
Në parkun para ndërtesës së Presidencës së Serbisë, aktivistët do të ndezin qirinj në orën 20:00 dhe do të bëjnë nderimet e tyre në heshtje për të gjithë të vrarët në gjenocidin në Srebrenicë në korrik 1995.
Këtë vit, ndezja e qirinjve do të shoqërohet me një kërkesë për shpalljen e 11 korrikut në Serbi si ditë përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, të kryer në korrik 1995 nga ushtria serbe./KosovaPost/.