Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur zërave opozitarë, të cilët e kritikuan ashpër për mos-zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, shkruan Kosova Post.
Dyer e Shtëpisë së Bardhë, kanë qenë të mbyllura për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, dhe nuk do të hapeshin, po qe se nuk do të hapeshin ato nga Qeveria Hoti.
“Do të ishte e pamundur për Serbinë, që kreun e saj shtetëror, pjesëmarrësin e luftërave në ish Jugosllavi, ministrin e informatave të Milloshoviqit, pa ia shtruar qilimin e kuq paraprakisht dikush, nga vendi i viktimave, dhe askush më pak se sa kryeministri i atëhershëm.”
Ai ua kujtoi opozitarëve, përveç Zoran Xhingjiqit, askush nuk kishte arritur të shkelte në qilimin e kuq të Shtëpisë së Bardhë, prandaj edhe akti i marrëveshjes, ka shumë anë negative./KosovaPost/