Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës, sot u takua me ambvasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev dhe ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov.
Gjatë këtij takimi, u bisedua për marrëdhëniet e afërta mes Kosovës dhe Bullgarisë dhe mundësia e thellimit më shumë të marrëdhënieve të tyre, sidomos në aspektin ekonokmi.
Krahas zhvillimeve në rajon, u diskutua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen Bazë të 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj, sipas dakordimit të 18 marsit në Ohër, si dhe për takimin e djeshëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.


























