Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, thotë se rezultati i 14 shkurtit në favor të LVV-së, ka shumë gjasa që ta bëjë Vjosa Osmanin presidente.
Alija thotë se kjo po ndodh pasi tashmë subjektet politike janë para një fakti të kryer sa i përket rezultatit të LVV-së, dhe shkuarja në zgjedhje nuk do të ishte aspak në favor të tyre.
“Rezultati elektoral që e ka fituar Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje ka qenë gati i paimagjinueshëm, që mund të zgjedhet çfarëdo kandidati pa pajtimin edhe të subjekteve të tjera politike. Mirëpo një rezultati i fundit i zgjedhjeve i ka ndryshuar balancat. Rezultati i LVV-së ka bërë që edhe disa subjekte të tjera të dalin para aktit të kryer. Këtu kuptohet që janë në pozicionin shumë të vështirë sepse çfarëdo refuzimi i pjesëmarrjes në parlament ose mos zgjedhja e presidentit do të kishte pasojë, zgjedhjet e reja. Por me këto rezultatet që i ka korrë Lëvizja Vetëvendosje, zgjedhjet e reja nuk besoj se i konvenojnë asnjë subjekti politik ,përpos LVV-së”, ka deklaruar Alijaj për gazetën blic.
Ai tutje potencon se subjektet politike me këtë rezultat të LVV-së mund të mos kenë zgjedhje tjetër përpos të pranojnë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, ose nëse nuk ndodh, të qëndrojnë të bëjnë koorumin.“Janë pra subjektet politike pothuajse para një akti të kryer që ta pranojnë edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit dhe rrjedhimisht të zgjidhet presidente. Mundet edhe mos ta votojnë por bërja e koorumit dhe numrave pothuajse është e paevitueshme, pasi shkuarje në zgjedhje do ishte në favor të LVV-së. Pra rezultati i LVV-së i ka vendos para një fakti të kryer”Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti të marrë një numër rekord votash, duke u renditur subjekti i parë politik me afro 48% të votave.
LVV-ja la shumë pas dy subjektet e tjera politike, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.