Aliu thotë se vr*asësi i 21-vjeçares kërcënoi me armë edhe punonjësen e QPS-së

Kryetari i Ferizaj, Agim Aliu ka thënë se është tronditur nga vrasja që ndodhi sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagos një i mitur, përcjell KosovaPost.

Aliu ka thënë se tha se i plagosuri është vëllai i gruas dhe të dy ishin duke marrë shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Ai shtoi se i dyshuari ka kërcënuar me armë edhe punonjësen aty.

“Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës. Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni. Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional”.

Tutje Aliu ka thënë se pret nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit.

“Sot, të gjithë të tronditur bashkëndiejmë me familjen e viktimës! Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin. 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika