“Sky Sport” që nga dita e hënë ka raportuar se kapiteni i skuadrës së Juventus, Giorgo Chiellini kishte dalë me dhimbje të mëdha në pulpën e majtë dhe dje frika e madhe është konfirmuar, përcjell KosovaPost.
Kapiteni i Juventusit ka pësuar një tërheqje të gradës së parë, e cila do ta detyrojë atë që të qëndrojë jashtë fushave për tre javë.
Lajmi i keq për 37-vjeçarin lidhet me faktin se ai do të humbë jo vetëm tri ndeshjet e radhës në Itali, (Sassuolon në kupë, Atalantën në kampionat dhe derbin me Torinon fundjavën e ardhshme), por tani është e sigurt se nuk do të ketë as shpresa për ndeshjen e vajtjes me Villareal, në 22 shkurt në Spanjë, e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampioneve.
Gjithsesi, fakti që Bonucci ka rikuperuar totalisht e mban më të qetë trajnerin Allegri.