Ambasada e Amerikës në Kosova ka lavdëruar Kosovën për sanksionet shtesë për Rusinë dhe Bjellorusinë.
“SHBA lavdëron Kosovën për solidaritetin e saj ndaj Ukrainës – duke vendosur sanksionet, duke ofruar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët, si dhe për dënimin e veprimeve të pajusftifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë“, thuhet në njoftimin në Twitter, përcjell Gazeta Blic.
Qeveria vendosi dje sanksione për Rusinë dhe Bjellorusinë, në mbledhjen e mbajtur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.