Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ngushëllon Maqedoninë e Veriut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë në Koçan që la të vdekur 59 të rinj, pas një zjarri që kaploi një diskotekë në këtë qytet lindor të Maqedonisë së Veriut.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga zjarri tragjik i lokalit të natës në Koçan. Ngushëllimet tona për viktimat, të dashurit e tyre dhe popullin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade pas rastit tragjik.

Ndërkohë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, qysh herët paradite ka ofruar ndihmë nga kjo ambasadë për shtetin ku është me mision.

“Humbja e kaq shumë jetëve të rinj në një komunitet është një tragjedi e tmerrshme. I kam ofruar çdo ndihmë dhe burimet e plota të Ambasadës së SHBA, kryeministrit, si dhe lutjet tona për të gjithë ata që vuajnë sot”, ka shkruar diplomatja amerikane që shërben në Shkup.

 


Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika