“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007”, përcjell KosovaPost.
Kështu ka nisur shkrimin Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka bashkangjitur edhe fotografinë e dikurshme dhe të tanishmen me “Ekipin e Uniteit”.
Hovenier tha se gjatë darkës së përbashkët është folur për të kaluarën dhe arritjet e Kosovës ndër vite.
Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike.”
Në takim ishin edhe Veton Surroi, Skender Hyseni, ish-presidenti Fatmi Sejdiu, Agim Çeku, Enver Hoxhaj, Lutfi Haziri, Ardian Gjini etj.
Ndryshe, Hovenier në vitin 1999 kishte qenë pjesë e stafit të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martti Ahtisaari, si dhe në angazhime të përkohshme në vendet fqinje si Serbi dhe Mal i Zi.
Përveç kësaj, Hovenier në vitit 1999 ka qenë pjesë e delegacionit të ShBA-së për bisedimet paqësore për çështjen e Kosovës, në Konferencën e Rambujesë, e cila ka filluar punimet më 6 shkurt të atij viti.