Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka reaguar lidhur me ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sot në mes të Spanjës dhe Kosovës, përcjell Kosova Post.
Orlando ka shkruar në mbështetje të ekipit të Kosovës dhe ka përmendur edhe himnin dhe flamurin e Kosovës.
Këtë cicërimë Orlanod e ka ilustruar me një fotografi të lojtarëve të Kosovës derisa po festonin golin e Muriqit.