Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tjerë në Qeverinë e re, përcjell Kosova Post.
Orlando përmes një postimi në Twitter ka thënë që do të punojnë me Qeverinë e re për të forcuar partneritetin.
“Urime kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti dhe qeverisë së tij. Unë i uroj atyre sukses dhe shpresoj të punojnë së bashku për të forcuar partneritetin midis vendeve tona edhe më shumë”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Me 67 vota pro e 30 vota kundër, Kuvendi I Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Kosovës e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.