Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Türkiyes (MIT) neutralizoi sot Abdulhamit Kaparin, një i ashtuquajtur anëtar i lartë i organizatës terroriste PKK, transmeton Anadolu.
Operacioni u zhvillua në qytetin Qamishli të Sirisë, afër kufirit turk.
Kapar ishte një nga të ashtuquajturit drejtues të organizatës dhe neutralizimi i tij shihet si një sukses i madh në përpjekjet e vazhdueshme turke kundër terrorizmit.