Amir Ahmeti, ambasador i Republikës së Kosovës në Katar, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se misionin e tij diplomatik, e ka përmbyllur me sukses, raporton Kosova Post.
Përgjatë kësaj periudhe, sa i ka shërbyer vendit, ai i ka përmendur edhe sukseset e misionit të tij:
“Hapa dy misione te Kosoves, nje Ambasade ne Abu Dhabi dhe tjetren ne Doha, ku ne kete te fundit, sherbeva edhe si Ambasador rreth 20 muaj” – ka shkruar ai në njoftim.
Ky është postimi i tij i plotë:
Edhe kjo pune u permbylle me sukses.
Sot pata takimin lamtumires me L.T. Sheikh Abdullah bin Hamad Al Thani…
Krenar qe i sherbeva vendit tim. Hapa dy misione te Kosoves, nje Ambasade ne Abu Dhabi dhe tjetren ne Doha, ku ne kete te fundit, sherbeva edhe si Ambasador rreth 20 muaj.