Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kujtoi se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, vizitën e tij në Kosovë e përmbylli me takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Rohde tha se emisari gjerman shprehi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, sikur edhe i ka kujtuar se çka duhet të bëjë Kosova drejt këtij synimi.
“Me takimin me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, përmbylli vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, është shprehur ambasadori gjerman, Rohde.
By meeting with PM @albinkurti, 🇩🇪 SR @ManuelSarrazin concluded his visit to 🇽🇰.
While expressing 🇩🇪's steadfast support to 🇽🇰's path forward on Euro-Atlantic integration, he emphasized what needs to be done from 🇽🇰's side as well. Berlin Process is key element for way forward! https://t.co/9g9700kr4w— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 12, 2024