Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për planet e Rusisë për të pezulluar kalimin e anijeve të huaja luftarake dhe anijeve të tjera shtetërore nëpër rajone të caktuara të Detit të Zi në zonën e ujërave territoriale të Rusisë, thuhet në deklaratën e shtypit të Departamentit të Shtetit, transmeton Kosova Post.
“Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësim të thellë në lidhje me planet e Rusisë për të bllokuar kalimin e anijeve të huaja luftarake dhe anijeve shtetërore në rajone të caktuara të Detit të Zi. Ky është një shembull tjetër i përshkallëzimit pa ndonjë arsye brenda fushatës që Moska vazhdon të bëjë në mënyrë që duke minuar dhe destabilizojë situatën në Ukrainë,”, theksojnë nga Departamenti i Shtetit.
Departamenti i shtetit deklaron gjithashtu se zhvillime të tilla “shkaktojnë shqetësim të veçantë’ në Uashington “nga raportet e besueshme për një rritje të pranisë ushtarake të Rusisë” në kufirin me Ukrainën.
Sipas informacionit nga buletini i Drejtorisë për Navigacion dhe Oqeanografi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, i cili u botua në 14 Prill, nga ora 21:00 e datës 14 Prill deri në 21:00 e 31 Tetorit, pezullohet e drejta për kalimin në paqësor, përmes territorit detar të Rusisë, për anijet luftarake të huaja dhe anijet e shteteve tjera në rti zona të Detit të Zi.
Në të njëjtën kohë u theksua se zonat e planifikuara për mbyllje nuk do të pengojnë lundrimin përmes Detit Kerch, dhe gjithashtu të gjitha këto zona janë në ujërat territoriale të Rusisë. Nuk specifikohet pse rajone të caktuara po mbyllen dhe në interes të cilit departament.
Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë janë përkeqësuar kohët e fundit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po shprehin shqetësim rreth rritjes së pretenduar të “veprimeve agresive” të Rusisë pranë kufijve të Ukrainës, shkruan sputnik. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se ushtria ruse po lëviz brenda territorit të saj, gjë që nuk rrezikon askënd./Kosova Post./