Krahas pandemisë Covid -19, çështje tjetër, që në mënyrë te vrullshme po imponohet me statusin e temës mbizotëruese në mbarë boten, është edhe mësymja e Rusisë karshi Ukrainës, situatë kjo që përbën një paravan të një lufte të re botërore, transmeton Kosova Post.
Lidhur më ketë çështje – përkatësisht mbi impaktin që mund të prodhojë në botë dhe me theks të posaçëm në Kosovë një situatë e një lufte hipotetike në mes Rusisë-Ukrainës, në një prononcim për agjencinë e lajmeve Kosova Post, ligjëruesi universitar, gjegjësisht opinionisti, Mirlind Behluli kundëroi se kërcënimet e Rusisë gurrën e kanë te siguria e tyre nacionale.
‘Kërcënimi rus për pushtimin e Ukrainës duhet parë nga prizmi i dilemës së sigurisë së Rusisë. Për rusët kriza e Ukrainës është e ndërlidhur me fatin e sigurisë së tyre nacionale. Kërkesat drejtuar SHBA-së, të cilat u refuzuan nga Perëndimi, janë tërësisht të natyrës së sigurisë’ – potencoi Behluli.
Ndër të tjera ligjëruesi Behluli, gjykon se ‘aventura ruse’ ngrehin e saj ka në orvatjen për ta mirëmbajtur konceptin e ekzagjeruar për rolin e vet si superfuqi botërore.
‘Për më shumë, janë reflekse të një vendi të ngërthyer në aspirata që tejkalojnë fuqinë e saj aktuale dhe janë ndërmarrje të një vendi peng i historisë së saj’ – u shpreh Behluli.
Kurse sa i përket mundësisë së afektimit të Kosovës nga një konflikt i mundshëm ruso- ukrainas, gjegjësisht domeneve ku do të mund të atakohej Kosova, ai nënvizoi amalgamë sferash, duke nisur nga sulmet kibernetike e deri tek riaktualizimi tensioneve në veri të Republikës së Kosovës.
‘Natyrisht, çfarëdo përshkallëzimi tutje i konfliktit në Ukrainë do të ketë ndikime edhe në Ballkan. Në një botë të globalizuar dhe të ndërvarur, nuk ka kriza lokale. Bazuar në politikën dominuese ruse, Rusia mund të përdorë një luftë asimetrike kundër Kosovës.
Pra një taktikë jo të luftës tradicionale, por më shumë një shpërfaqje e doktrinës gerasimov, e cila është një teori e kaosit.
Prandaj, ndikimet mund të jenë të shumanshme nga sulme kibernetike e bllokadat politike në rrafsh ndërkombëtar e deri tek ringjallje të kaosit në veriun e Kosovës’ – përfundoi ai.
Ndësa për profesorin e shkencave politike, poashtu opinionist i shquar, Dorajet Imeri, ndonëse Rusia pëmes eksponentëve te saj synon të destabilizojë rajone të caktuara, megjithatë, sipas tij, një konflikt i tillë, Kosovën nuk do të mund ta afektojë drejtpërdrejt.
‘Nisur nga kjo kuptojmë se bota ka hyre sidomos ne 5-6 vitet e fundit ne një faze te zhvillimeve dhe ndryshimeve dramatike sidomos ne lidhje me forcimin ose riforcimin e faktorëve lokale, duke i ringritur disa fuqi e duke e konsoliduar një sistem multipolar te politikes globale.
Rusia është duke e akomoduar pozitën e saj si nja fuqi kontinentale, me aspirata për te zgjeruar edhe me shume sferën e ndikimit te saj.
‘Rusia politikisht synon te destabilizoje vete ose përmes aleateve te saj, Bjellorusi, Serbi etj., regjione te caktuara, si Ballkani Evropa Lindore e te tjera, për t’u përcaktuar si faktor politik i pakapërcyeshëm.
‘Ndikimi në Kosovë nuk është i drejtpërdrejtë, por shembulli është i njëjte, ambiciet për territore e ndikim, janë evidente, prandaj konsideroj qe me shume lidhet me shembullin ose precedentin se territoret zgjerohen edhe me tej përmes luftës e pushtimit, se sa diçka tjetër, u përgjigj profesori Imeri.