Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti takohet me ambasadorin turk

    Kurti takohet me ambasadorin turk

    Presidenti Erdogan: Turqia dhe Arabia Saudite do të bashkëpunojnë për rindërtimin e Sirisë

    Presidenti Erdogan: Turqia dhe Arabia Saudite do të bashkëpunojnë për rindërtimin e Sirisë

    Pas vendimit të PZAP-së, Blakaj: Lista Serbe duhet të largohet nga sistemi politik i Kosovës

    Pas vendimit të PZAP-së, Blakaj: Lista Serbe duhet të largohet nga sistemi politik i Kosovës

    Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

    Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

    Ambasadori Malaj: Kosova është investitori më i madh në Shqipëri, sot ndihem si vëlla i madh

    Rutte: NATO qëndron pranë Ukrainës, paqja do të jetë e qëndrueshme

    Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës

    Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës

    KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

    Specialja e konfirmon që Thaçi dhe të tjerët do të thonë fjalët përfundimtare me 9 shkurt

    MPB me fushatë për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjete

    MPB me fushatë për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjete

    Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

    Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Analiza: A duhet të brengoset Putin nga k*ërcënimet e Trumpit me sanksione të reja?

24 Janar 2025, 14:38
në Botë
Rusia mirëpret bisedimet për një plan paqeje me Ukrainën, por kërkon Trump-in
Share on FacebookShare on Twitter
Shumë kohë para se ta merrte detyrën këtë javë dhe para zgjedhjeve të nëntorit, presidenti Donald Trump është zotuar se do ta lehtësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, megjithëse ka dhënë shumë pak hollësi se si do ta arrinte një gjë të tillë.

Më 22 janar, dy ditë pasi e nisi mandatin e dytë, Trumpi tregoi një veprim që do ta ndërmerrte për ta bërë Rusinë të ulet në tavolinën e bisedimeve, që është hap fillestar por vendimtar dhe sfidues drejt një marrëveshjeje. Ai tha se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Moskës, nëse ajo nuk bindet.

“Nëse nuk bëjmë ‘marrëveshje’, së shpejti nuk do të kem zgjidhje tjetër përpos të vendos taksa, tarifa dhe sanksione të nivelit të lartë ndaj çdo gjëje që shitet nga Rusia në Shtetet e Bashkuara, dhe ndaj vendeve të ndryshme pjesëmarrëse”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Në të kaluarën, Trumpi e kishte lavdëruar Putinin, e kishte kritikuar SHBA-në për mbështetjen e Ukrainës dhe kishte ngulur këmbë për përfundimin e shpejtë të luftës, duke ngritur shqetësime në mesin e përkrahësve të Ukrainës se ai mund t’i flijojë interesat e Kievit në emër të një marrëveshjeje, e cila, në fund, do ta fuqizonte Rusinë.

Por, Trumpi ka folur ashpër këtë javë. Postimi i 22 janarit ishte më i fundit në një varg komentesh, përmes së cilave ai tha se lufta po e rrënon Rusinë dhe se Putini duhet të kërkojë paqe, para se të bëhet tepër vonë. Ekonomia e Rusisë “po dështon”, shkroi presidenti amerikan.

“A e kemi armikun në prag të shtëpisë?”

Toni dhe përmbajtja e komenteve të Trumpit janë mirëpritur nga Kievi, por edhe nga Perëndimi, i cili kërkon trysni ndaj Rusisë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se deklaratat e Trumpit dërguan “sinjal të fuqishëm”.

Ndërkohë, Moska nuk humbi kohë për të për t’u përgjigjur, duke thënë se kërcënimi me sanksione të reja nuk do të kryejë punë. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha më 23 janar se Kremlini nuk sheh “asgjë veçanërisht të re këtu”.

Moderatori pro-Kremlinit, Vladimir Solovyov, reagoi ngjashëm, por përdori gjuhë më të ashpër – një përpjekje e zhurmshme për t’u thënë rusëve se nuk duhet të shqetësohen.

“Çfarë? A është e mundur të flitet me Rusinë në atë mënyrë?”, tha ai në një koment të postuar në Telegram.

“A po e humbim luftën? A na ka ardhur armiku te pragu i derës?”, pyeti ai.

Këto deklarata e pasqyrojnë vetëbesimin e jashtëm të Putinit se lufta po shkon mirë për Rusinë, me gjithë humbjet e mëdha që Rusia i ka pësuar derisa është duke bërë përparime graduale në fushën e betejës, dhe se ekonomia po i përballon sfidat, pavarësisht inflacionit të lartë dhe problemeve të tjera.

Megjithatë, nën atë pamje të jashtme, mund të fshihen shqetësime në të dyja drejtimet, dhe disa ekspertë thanë se kërcënimi i ri i Trumpit për sanksione, do t’i rrisë shqetësimet e tyre.

“Mendoj se kjo me të vërtetë e ka tronditur Kremlinin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Nigel Gould-Davies, hulumtues për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.

Gould-Davies tha se Trumpi “në momentin e parë të mundshëm, po tregon se e ka seriozisht këtë”, duke shtuar se Ukraina dhe mbështetësit e saj janë shqetësuar se “mënyra kryesore e tij për t’i dhënë fund luftës do të ishte trysnia ndaj Ukrainës dhe kufizimi i mbështetjes”.

Të paktën në këto deklarata, sipas Gould-Davies, Trumpi “po tregon se problemi i përfundimit të luftës duhet të zgjidhet sipas kushteve që e detyrojnë Putinin të bëjë lëshime, në vend se ta detyrojnë Ukrainën…Nuk ka qenë aspak e qartë se ai do ta bënte këtë”.

Më 23 janar, agjencia e lajmeve Reuters citoi “pesë burime”, të cilat thanë se Putini “po shqetësohet gjithnjë e më shumë për deformimet në ekonominë e kohës së luftës në Rusi”. Po ashtu, Reuters citoi ish-zëvendëskryetarin e Bankës Qendrore të Rusisë, Oleg Vyugin, i cili tha: “Rusia, natyrisht, është e interesuar ekonomikisht për të negociuar një fund diplomatik të konfliktit”.

Problemet ekonomike në rritje “kanë kontribuar në krijimin e një pikëpamjeje brenda një pjese të elitës ruse se një zgjidhje e negociuar për luftën është e dëshirueshme”, citoi Reuters dy nga burimet që folën me kusht anonimiteti.

Kërcënimet e Trumpit “e vendosin Putinin në një situatë të vështirë”, shkroi në platformën X, ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landisbergis.

“Tani, Putini duhet të zgjedhë – ta pranojë se ai ka frikë nga sanksionet e reja sepse ekonomia e tij është në kolaps, ose të dëshmojë se ambiciet e tij imperialiste nuk do të kufizohen nga këto kërkesa”, shtoi ai.

Disa analistë janë shumë më skeptikë, duke thënë se problemet ekonomike nuk do ta shtyjnë Putinin të heqë dorë nga qëllimi i nënshtrimit të Ukrainës, edhe nëse një armëpushim ose marrëveshje paqeje do të bënte që Rusia ta ketë nën kontroll jozyrtarisht afërsisht 20 për qind të territorit të Ukrainës që e ka pushtuar.

“Ne duhet të shmangim mbivlerësimin e ndikimit të këtyre shqetësimeve ekonomike në planet e Putinit për Ukrainën”, tha në X Tatyana Stanovaya, hulumtuese në Qendrën Carnegie. “Sipas mendimit tim, pavarësisht nga situata ekonomike, Putini do të vazhdojë të kërkojë përfundimin e luftës sipas kushteve të Rusisë. Për të, ky është konflikt ekzistencial. Ai është thellësisht i bindur se, pa një ‘Ukrainë miqësore’, mbijetesa afatgjatë e Rusisë është në rrezik”.

Sanksionet dytësore dhe “flota e errët”

Disa ekspertë të tjerë argumentojnë se sanksionet e rënda ndaj ekonomisë ruse ka mundësi t’i ndryshojnë përllogaritjet e Putinit.

Megjithatë, skeptikët përmendin faktin se rundet e njëpasnjëshme të sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur që kur Putini e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, nuk e kanë dobësuar atë. Një tjetër pyetje është ajo se çfarë masash të mundshme ndëshkuese kanë mbetur, pasi administrata Biden vendosi pak ditë para inaugurimit të Trumpit sanksionet që zyrtarët amerikanë i cilësuan si më të rëndat deri më tani.

Sanksione të mundshme substanciale ka ende, sipas Gould-Davies.

“Shtetet e Bashkuara e kanë këtë armë unike dhe të frikshme të sanksioneve dytësore”, tha ai, duke iu referuar masave të vendosura jo ndaj vetë Rusisë, por për t’i penguar shtetet dhe entitetet e tjera që të kryejnë transaksione që mund ta ndihmojnë Moskën në këtë luftë.

Uashingtoni dhe Perëndimi mund t’i shtojnë gjithashtu sanksionet ndaj “flotës së errët” të Rusisë, anijeve shpesh të vjetra dhe të pasigurta, të cilat përdoren për t’i anashkaluar sanksionet dhe për ta vazhduar rrjedhën e të hyrave nga nafta.

Rachel Ziemba, eksperte për sanksione në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane, tha se zbatimi me forcë i dënimeve ekzistuese ekonomike dhe vendosja e sanksioneve dytësore do të ishin hapat më të rëndësishëm që administrata Trump mund t’i ndërmarrë.

Rusia ka arritur ta zbusë ndikimin e sanksioneve të shumta të SHBA-së dhe ndalimeve të teknologjisë me ndihmën e ndërmjetësve në shtete të treta si Kina, Kazakistani, Uzbekistani dhe Kirgizia.

Ziemba tha se këto shtete do të prekeshin nga sanksionet dytësore.

Kina ka luajtur një rol veçanërisht të rëndësishëm në mbështetje të Rusisë përmes lehtësimit të dërgesave të teknologjisë me përdorim të dyfishtë dhe blerjes së naftës.

“Pyetja është, a do të ishte administrata Trump më e gatshme se administrata Biden për të sanksionuar bankat kineze që mbështesin zinxhirët ushtarakë të Rusisë ose blejnë naftën ruse”, tha ajo./ REL

Etiketat: Donald TrumpRusiasanksioneVladimir Putin
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

8 muaj më parë
Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

8 muaj më parë
Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

8 muaj më parë
‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

‘Bëhuni shteti ynë i 51’, Trump: Kushti nëse Kanadaja do jetë pjesë e ‘kupolës së artë’

8 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH