Italia nuk ia doli të kualifikohet direkt në Botërorin e Katarit, përcjell KosovaPost.
Kjo pasi në grupin e saj ishte Zvicra që u kualifikua si e para dhe rrjedhimisht italianët në vend të dytë do të detyrohen të luajnë në “play-off”, në të vërtetë në dy takime, fillimisht me Maqedoninë e Veriut për të arritur më pas të dalin kundër Portugalisë (nëse kjo e fundit e fiton ndeshjen e saj), it, pasi në grupin e saj ishte Zvicra që u kualifikua si e para dhe rrjedhimisht italianët në vend të dytë do të detyrohen të luajnë në “play-off”, në të vërtetë në dy takime, fillimisht me Maqedoninë e Veriut për të arritur më pas të dalin kundër Portugalisë (nëse kjo e fundit e fiton ndeshjen e saj), ç’ka do të thotë se njëra prej dy skuadrave të mëdha europiane do të “digjet”.
Trajneri i Italisë Roberto Mancini nuk e ka bërë dramë dhe pavarësisht se e pranon rrezikun e pozitës së skuadrës, beson fortë se “axurrët” do të shkojnë në Botërorin e Katarit në fund të këtij viti. Në krah të tij ka dalë tekniku tjetër italian, Carlo Ancelotti, i cili beson në aftësitë e teknikut Mançini dhe në forcën e “axurrëve” për tu kualifikuar. “Mançini do na kualifikojë në Katar 2022.
Të mbetemi dy herë radhazi jashtë një Botërori do të ishte një goditje e madhe për Italinë, sidomos pas suksesit të madh në Euro 2020”, u shpreh ndër të tjera trajneri veteran italian, Carlo Ancelotti.
Në fakt, ish-tekniku i Milanit dhe disa skuadrave të mëdha në Europë, Ançeloti, foli edhe për skuadrën e tij të tanishme, Realin e Madridit, i cili e filloi vitin 2022 me humbjen 1-0 në fushën e Getafes, duke i dhënë fund 11 rezultateve pozitive radhazi në La Liga, aty ku kryeson me 5 pikë më shumë se Sevilja (ka luajtur një ndeshje më pak).
Trajneri i ekipit madrilen, Carlo Ancelotti ka prekur disa tema të ndryshme në intervistën e dhënë për “Il Messaggero”, aty ku shprehet i bindur se Italia do të kualifikohet në Botërorin e Katarit.
Kampionët në fuqi të Europës, duhet të fitojnë në muajin mars kundër Maqedoninë së Veriut dhe më pas ndaj fituesit të çiftit Portugali-Turqi për të siguruar një biletë për në Katar.
“Humbja ndaj Getafes erdhi për disa shkaqe, si Covid-i dhe dëmtimet, por skuadra ime është solide, e kemi treguar edhe më parë në dhjetë fitoret radhazi. Le të themi se ishim akoma me pushime”, tha trajneri.
Më pas ai komentoi zhvillimet në Serie A italiane, ku sheh Interin favorit për titull. “Shoh Interin si ekipin favorit për fitimin e titullit. Simone Inzaghi ia ka dalë të mos ndihen largimet e Lukakut dhe Hakimit”, shtoi ai