Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur pas humbjes në miqësoren ndaj Milanit.
Madrilenët humben miqësoren ndaj ‘Rossonerëve’ (1-0), megjithatë, strategu italian mendon se Reali bëri lojë të mirë.
“Luftuam dhe bëmë gjëra të mira. Shumë të rinj zbritën në fushë. Rëndësi kishte të konkurronim, dhe ne e bëmë gjatë gjithë takimit. Vlerësimi është pozitiv. Për të rinjtë ishte një shans i madh për të luajtur në ndeshje të tilla. Le të përgatitemi për takimin e radhës”, ka theksuar Ancelotti.
Real Madridi do të ndeshet me Barcelonën me 4 gusht në një miqësoren e radhës që do të luhet në Amerikë.
“Tani të mendojmë për Barcelonë”, ka pohuar ai./rtk