Katari në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022 u përball me Serbinë dhe e largoi ekipin ballkanik nga turneu, Zvicra, e cila shkoi në raundin e parë, humbi 6-1 nga Portugalia dhe mori një dëmtim të rëndë, përcjell KosovaPost.
Mirëpo, në Ballkan ende po përflitet për paraqitjet e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, dy yjeve me origjinë shqiptare që ndihmuan Zvicrën të shkatërronte Serbinë.
Komentatori sportiv i Kosovës, Andi Loxha, ka vlerësuar për gazetën Yeniçağ atmosferën e krijuar nga paraqitjet e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, dy yjeve me origjinë shqiptare që përmbysin Serbinë për llogari të Zvicrës në Kupën e Botës.
Tutje, Loxha argumentoi se kosovarët krenohen me Xhakën dhe Shaqirin.
“Të gjithë nga Kosova janë shumë të lumtur që Shaqiri nga Kosova e ka nokautuar Serbinë edhe një herë falë golit dhe sulmeve që ka ngritur. Kosovarët krenohen me Xhakën dhe Shaqirin. Po ashtu, njerëzit këtu janë shumë të lumtur sepse Zvicra ka bërë xhiron dhe Serbia është jashtë grupeve”, shtoi Loxha.
Komentatori foli më tej për marrëveshjen që kanë Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata Zvicerane e Futbollit.
“Me sa di unë, Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata Zvicerane e Futbollit kanë bërë marrëveshje me Granitin për ta mbajtur Xherdanin në Kombëtaren e Zvicrës. Kjo marrëveshje është bërë pas anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Zvicra ka deklaruar se do ta njohë Federatën e Futbollit të Kosovës në këmbim që Xhaka, Shaqiri dhe shumë futbollistë shqiptarë të qëndrojnë në kombëtaren e tyre” argumentoi Loxha.
Lidhur me çështjen e tensioneve të fundit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ai shtoi se Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
“Siç e dinë shumë njerëz, në vitin 1999 Serbia nisi sulmet ndaj Kosovës. Në qershor të vitit 1999, Kosova fitoi lirinë dhe është shtet i pavarur që nga viti 2008. Megjithatë, Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Kemi probleme historike edhe me serbët e periudhës jugosllave. Kështu mund ta shpjegojmë arsyen e tensioneve”, theksoi Loxha.