Nesër do të bëhet përurimi i shërbimit të Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, transmeton KosovaPost.
“Në këtë ceremoni do të marrë pjesë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Ambasadori i Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Z. Eric Dietz, Përfaqësuesja e Zyrës Zhvillimore të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Znj. Gulten Aka, Drejtori i SHSKUK-së, Z. Elvir Azizi dhe akterë të tjerë relevant”, thuhet në njoftim.
Ceremonia e përurimit do të bëhet në ora 09:00.