Ndeshja mes Valencias dhe Real Madridit, sfidë kjo e planifikuar për këtë fundjavë, është shtyre për shkak të përmbysjeve në Valencia.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë në zonën e Valencias, përfshirë ndeshjen e Real Madridit në La Liga kundër Valencias, janë shtyrë.
Valencia është prekur rëndë nga stuhia “DANA” që ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale për shkak të përmbytjeve në rajon.
Valencia kishte kërkuar nga La Liga shtyrjen e përballjes kundër Real Madridit, me ligën që nga ana e tij ia përcjell kërkesën RFEF.
Këto janë ndeshjet që janë shtyrë: Villarreal vs Rayo Vallecano,Valencia vs Real Madrid, CD Castellon vs RC Ferrol, CD Eldense vs SD Huesca dhe Levante vs Malaga CF./rtk