Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se kanë anuluar tenderët për mirëmbajtën verore dhe dimërore për rrugët rajonale e nacionale, shkruan Kosova Post.
Durmishi tha se vlera e këtij tenderi ishte 44 milionë euro kurse me anulimin e tij ministria i ka shpëtuar buxhetit të Kosovës 22 milionë euro.
“Ne e kemi anuluar tenderin mirëmbajtja verore dhe dimërore për rrugët rajonale e nacionale që kishte një vlerë prej 44 milionë euro” tha Durmishi.
Ai theksoi se me hapjen e konkursit të ri, në Kosovë rrugët do të rregullohen me produkte më cilësore që përdoren për herë të parë në vend.
“Në javën e kaluar e kemi hapë konkursin e ri që do të jetë një kontratë një vjeçare me çmim fiks. Kemi futur produkte të reja që vinë për herë të parë në mënyrë që të rrisin cilësime dhe rrisin sigurinë në komunikacion” tha Durmishi.
Ai shtoi se nëse llogarisim në fund i kemi shpëtuar rreth 22 milionë euro duke kursyer kështu buxhetin e shtetit.
Durmishi foli edhe për shpronësimet në vend për të cilat tha se do të ndajnë buxhet shtesë për t’i përfunduar.
“Çështja e dytë ka të bëjë më shpronësimet . Kemi shumë probleme në realizimin e shumë kontratave për mos kryerjen e shpronësimit me kohë. Kemi kredi e kontrata ndërkombëtare dhe çdo vonesë tregon dëmtim të buxhetit” është shprehu ai.