Arben Gashi i LDK’së ka folur në Pressing për koalicionin në mes të LDK’së dhe VV’së. Thotë se bashkëpunimi mes tyre dështoi për shkak se Kurti nuk kishte guxim për të marrë përgjegjësi për detyrat e tij kushtetuese.
“Më së pari duhet të përkufizojmë se çka quhet dinjitet. Pra cili, është ai element që ne po u konsiderojshëm të padinjitetshëm që kryeministri i Kosovës me përfaqësuar Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, tha Gashi duke folur për mos shkuarjen e Kurtit në Uashington.
“Çka ka këtu mungesë dinjiteti?”, pyeti ai.
“Kryeministri i Kosovës ka për detyrë kushtetuese që të përfaqësojë vendin e vetë dhe ne i kemi kërkuar z.Kurti që të marrë përgjegjësi për detyrat e veta kushtetuese …’, tha Gashi.ge