Kryetari i Partisë së Akshkalinjve për Integrim Hetem Arifi, e ka demantuar lajmin se partia të cilën ai e drejton do të largohet nga Qeveria Kurti, transmeton KosovaPost.
Arifi tha se lajmi për largimin e PAI nga qeveria nuk qëndron dhe se statusi i Gani Elshanit ka të bëj me pakënaqësi në nivelin lokal në Prizren.
“Jo, nuk është e vërtetë. Gani Elshani e ka plasu atë status, por gjatë një bisede të shkurtër me të, mora vesh se ka të bëjë diçka në lidhje me pakënaqësi në nivelin lokal në Prizren”, është shprehur Arifi.