Arlind Manxhuka nga Lëvizja Vetëvendosje (LV), ka shkruar se kontrolli në Sallën “1 tetori”, është vendosur qysh në orën 12:00, shkruan Kosova Post.
Pas reagimeve të shumta që shpërthyen në rrjetet sociale për keq-menaxhim në qendrën e dhënies së vaksinave në sallën 1 tetori në Prishtinë, Manxhuka ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi e duke thënë se rendi është vënë që në orën 12:00.
“Eshte vendosur ne kontroll pritja e qytetareve ne Sallen “1 tetori”, qe presin te vaksinohen.
Fotografia eshte bere ne oren 12:00” – ka shkruar ai.