Ministrja e jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka reaguar sot pas arrestimit të kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Arrestimi i pjesëtarit të minoritetit grek ka shkaktuar reagimin e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias.
Në reagimin e saj, ministrja shqiptare thotë se fillimisht duhet t’i lihet drejtësisë të hetohet si çështje, ndërsa u kërkon autoriteteve greke që të monitorojnë nga afër situatën pa presione.
“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona”, ka shkruar ministrja në Twitter.
“Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat”, shtoi Xhaçka.
Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës
Lexo po ashtu
Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës
“Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”, shkroi ministrja.