Një 60 vjeçar dyshohet të jetë gjetur pa shenja jete në njërën prej qendrave të masazheve në Prishtinë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes në qendrën e masazhit me lokacion në Dragodan, transmeton klankosova.tv.
Sipas sinjalit, burri nuk kishte dokumente identifikimi me vete në momentin kritik.
Lidhur me këtë rast, klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje më të detajuar.