Një delegacion nga Hamasi njoftoi se do të shkojë në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, për të marrë pjesë në negociatat e armëpushimit që do të zhvillohen mbrëmjen e sotme, transmeton Kosova Post.
Delegacioni i Hamasit njoftoi se do të shkonte në Kajro për të diskutuar negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.
Koordinatori i Komunikimeve Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, kishte bërë thirrje që patjetër edhe Hamasi të marrë pjesë në negociatat që do të mbahen këtë mbrëmje.
Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzet Er-Rishk tha në deklaratën e tij se delegacioni i Hamasit i mbledhur me kërkesë të ndërmjetësuesve të ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit do të shkojë në Kajro.
Izzat Er-Rishk tha se delegacioni, i cili do të kryesohet nga Khalil al-Hayye, do t’i përmbahet propozimit të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden dhe vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tha se Hamasi është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen.
Rishk kërkoi gjithashtu në fjalën e tij që të ushtrojë presion mbi administratën izraelite për t’iu përmbajtur dhe zbatuar marrëveshjen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.