Policia e Kosovës ka zënë katër persona me para false derisa donin t’i këmbenin ato në Pejë.
Ata provuan që 2500 dollarë falset’i kthejnë në euro në dy këmbimore në rrugën ‘Eliot Engel’ nё Pejё.
Njësitet policore kanё dalë nё vendngjarje dhe pas njё pune operativo-hetimore, më datë 25.01.2021, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër persona tё dyshuar:
– Z.K. i lindur në vitin1982
– H.K. i lindur në vitin1988
– E.K. i lindur në vitin 1988
– E.K. i lindur në vitin1984
Te njёri nga tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar 4050 euro. Pas intervistimit nga hetuesit tё dyshuarve me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.